Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite janë qëlluar për vdekje pranë një muzeu hebre në Washington DC, raporton BBC.
Viktimat, një burrë dhe një grua, u qëlluan ndërsa po dilnin nga një aktivitet në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit, transmeton gazeta online Reporteri.net.
Policia e ka identifikuar të dyshuarin si Elias Rodriguez nga Çikago, Illinois. Ai është ndaluar.
Zëdhënësja e ambasadës izraelite, Tal Naim Cohen, ka konfirmuar lajmin.
“Dy anëtarë të stafit të ambasadës izraelite u qëlluan këtë mbrëmje nga afër ndërsa merrnin pjesë në një aktivitet hebraik në Muzeun Hebraik të Kryeqytetit në Uashington DC,” thotë ajo.
“Ne kemi besim të plotë te autoritetet e zbatimit të ligjit si në nivel lokal ashtu edhe në atë federal për të kapur autorin e sulmit dhe për të mbrojtur përfaqësuesit e Izraelit dhe komunitetet hebraike në të gjithë Shtetet e Bashkuara”, shkroi ajo.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dënuar aktin.
“Këto vrasje të tmerrshme në Uashington, të bazuara padyshim në antisemitizëm, duhet të marrin fund, TANI! Urrejtja dhe Radikalizmi nuk kanë vend në SHBA”, shkroi ai në Truth Social, një platformë që ai themeloi. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.