×
  • Lajme
  • Botë

    Dy gra dhe dy fëmijë sirianë janë gjetur të ngrirë në Liban

    Reporteri
    27 Mars 2021 | 18:56

    Katër sirianë, dy gra dhe dy fëmijë janë gjetur të vdekur të premten në Liban pasi ishin zhdukur që një kohë.


    Siç raportohet, ata kanë vdekur si pasojë e të ftohtit të madh.

    Autoritetet libaneze kanë bërë të ditur se do të hetojnë nëse ky rast është kontrabandë me njerëz apo jo, raportojnë mediat e huaja.

    Libani ka më shumë se një milion refugjatë sirianë të cilët kanë lënë shtëpitë e tyre që nga fillimi i konfliktit në Siri në vitin 2011.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!