×
  • Lajme
  • Botë

    Dy imazhe, një ëndërr, një shpresë që nuk ka fund – gjithçka përfundoi në lum

    Reporteri
    27 Qershor 2019 | 10:03

    Mediat e huaja dje publikuan disa pamje të tmerrshme dhe tronditëse nga kufiri amerikan me Meksikën të një migranti që u mbyt në ujërat e ftohta të Rio Grandes, kur ai po përpiqej të shkonte në Shtetet e Bashkuara, bashkë me vajzën e tij 23 muajshe.


    Skena është e rrëqethëse: dy trupa qëndrojnë në ujë, dora e saj e vogël rreth qafës së babait … Këta janë Oscar Alberto Martinez (26) dhe  vajza e tij e vogël, Angela Valeria nga Salvadori, transmeton Reporteri.net.

    Për ta bërë situatën edhe më të të rëndë, raportohet se Tanja Avalos (21 vjeçe), gruaja e Oskarit dhe nëna e fëmijës, pa me sytë e saj vdekjen e dy njerëzve të saj më të dashur.

    Ajo tha se Oscari arriti të kalonte lumin me vajzën e vogël dhe e la atë në breg,  pastaj u kthye për t’u kthyer për të, por vajza e vogël u frikësua dhe u hodh në lumë për babanë e saj. Ai u kthye për ta shpëtuar, por të dy u goditën nga valët e forta.

    Kjo skenë e tmerrshme ia ka përkujtuar botës imazhin e  djaloshit sirian, Alan Kurdi, që u mbyt në ishullin grek të Kosit, në 2015. Fotoja e tij shokoi botën dhe u përdor për të nxjerrë në pah krizën e emigrantëve sirianë.

    Katër vite më vonë një skenë po aq e tmerrshme tregon për gjendjen e mjerueshme të migrantëve në kërkim të një jete më të mirë./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!