Një person humbi jetën dhe 5 të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur në një kishë në Orange County në Kaliforninë Jugore.
Sipas mediave amerikane, të shtënat ndodhën në zonën e Laguna Woods, në kishën presbiteriane.
Policia konfirmon se autori i sulmit është arrestuar dhe iu sekuestrua dhe arma e krimit. Ndërhyrja e shpejtë e policisë bëri të mundur që ngjarja të mos përshkallëzohej.
Një person ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa pesë të plagosurit janë dërguar në spital. Motivet e krimit janë ende të paqarta.
Ngjarja e dytë u regjistrua në një treg në Houston, ku të paktën 2 persona humbën jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Sipas të dhënave nga zyra e Sherifit, 5 persona u përfshinë në një konflikt me njëri-tjetrin, i cili degjeneroi deri në përdorimin e armëve të zjarrit.
Dy incidentet kulmojnë një fundjavë terrori, me tragjedinë e Buffalo-s që kthehet për të tronditur Amerikën, ku si pasojë e një sulmi në një market 10 persona humbën jetën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.