Dy të dyshuar janë arrestuar në qytetin Winterthur të Zvicrës, pasi mendohet se kanë lidhje me personin që kreu sulmin në Vjenë të Austrisë më dy nëntor.
Mediat zvicerane kanë raportuar se këta persona në korrik të këtij viti kishin vizituar sulmuesin.
Gazeta zvicerane NZZ ka shkruar se dy burrat, njëri i moshës 18 vjeçare dhe tjetri 24, qëndruan në Vjenë nga 16 deri më 20 korrik, dhe u takuan me sulmuesin në një vend të panjohur.
Gazeta gjithashtu shkroi se personi i armatosur, i cili u qëllua për vdekje nga policia pasi vrau katër persona në qendër të kryeqytetit austriak, mund të ketë udhëtuar në kantonin e Cyrihut në një moment midis 21 korrikut dhe 2 nëntorit.
Autoritetet zvicerane kanë thënë se dy burrat ishin “padyshim miq” të sulmuesit dhe ishin takuar personalisht, por nuk thanë kur.
Nga e premtja Austria ka arrestuar edhe 15 persona të tjerë si të dyshuar për këtë sulm, shkruan Reuters.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.