Pas një sulmi me armë në Gjermani, ku mbetën të vdekur dy persona dhe u plagos një qytetar, Policia është vënë në kërkim të atentatorit.
Të enjten e 17 qershorit, Espelkamp, një qytet me rreth 20 mijë banorë u bë dëshmitar i një atentati. Qyteti ndodhet në shtetin perëndimor të Nordrhein-Westfalen.
Policia në Gjermani është duke kërkuar për një person të armatosur, i cili thuhet se vrau dy persona dhe plagosi rëndë një tjetër në një qitje me armë, shkruan Albanianpost.com.
Gazeta ‘Bild’ citoi policinë të thoshte se personi i përfshirë në atentat “vraponte jashtë kontrollit” në qendër të qytetit perëndimor të Espelkamp.
Ajo tha se komandot speciale të policisë ishin në vendin e ngjarjes.
Raportet fillestare thanë se një person ishte vrarë, dhe policia më vonë tha se një person i dytë kishte vdekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.