×
  • Lajme
  • Botë / Tragjedi në Lozanë

    Dy të vdekur dhe të paktën katër të lënduar pas shembjes së fasadës në një ndërtesë në Zvicër

    Reporteri
    12 Korrik 2024 | 12:41

    Dy persona kanë humbur jetën dhe të paktën katër të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e shembjes fasadës së një ndërtese 19 katëshe në Lozanë të Zvicrës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Siç raporton mediumi Blick, katër prej të lënduarve kanë marrë lëndime më të rënda, ndërsa ka edhe të tjerë që kanë pësuar lëndime më të lehta.

    E gjithë fasada e ndërtesës 19 katëshe është shembur”, kanë deklaruar Policia.

    Ndërkohë ekipet e shpëtimit janë ende në vendin e ngjarjes.

    Një prej dëshmitarëve okularë të ngjarjes, ka thënë për mediumin 20 Minutes se zhurma ishte shurdhuese.

    Aksidenti raportohet të ketë ndodhur në kantierin e Malley Phare, në një projekt që synon të ngre me 14 kate pjesën perëndimore të qendrës tregtare Malley Lumières.

    Ndërtesa ndodhet pranë Vaudoise Arena, stadiumi i HC Lozanne.

    Është kulla e parë prej druri në Zvicrën perëndimore me një fasadë aktive fotovoltaike.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!