Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se dy persona kanë vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 111 raste të reja. Në 24 orët e fundit janë bërë 854 testime.
Nga të vdekurit është një 53-vjeçare nga Struga dhe një 80-vjeçar nga Prilepi. Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar gjashtë pacientë.
Numri total i pacientëve të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoni të Veriut ka arritur në 3025, ku 1646 prej tyre janë shëruar. Ndërkohë kanë vdekur 153 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.