×
  • Lajme
  • Botë

    Dy të vdekur në një sulm me thikë në Gjermani, në mesin e viktimave një fëmijë

    Reporteri
    22 Janar 2025 | 14:58

    Një akt dhune ka ndodhur në qytetin jugor gjerman të Aschaffenburg të mërkurën. Disa persona janë sulmuar me thikë.  Ngjarja ka ndodhur në një park në qendër të qytetit, raporton Bild.

    Motivi i krimit është i paqartë.

    Dy persona thuhet se nuk i kanë mbijetuar sulmit. Sipas raportimit, bëhet fjalë për një burrë dhe një fëmijë tre vjeç.

    Një i dyshuar është arrestuar, ka njoftuar policia. Thuhet se ai u përpoq të arratisej mbi shinat e trenit.

    Aschaffenburg ndodhet në shtetin e Bavarisë, pothuajse 40 kilometra në juglindje të Frankfurtit. Parku i quajtur Schöntal është afër qendrës së qytetit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!