Kryetari i Venecias pritet ta shpallë gjendjen emergjente pasi qyteti i famshëm u godit nga batica më e lartë në 50 vjetët e fundit.
Vërshime të reja priten në pjesën e fundit të ditës dhe ekziston frika se ato do të shkaktojnë dëme të mëdha.
Një burrë i vjetër humbi jetën pasi u godit nga rryma elektrike përderisa po e përdorte një pombë elektrike për largimin e ujit. Më vonë, trupi i një personi tjetër u gjend në shtëpinë e tij.
Autoritetet thanë që më shumë se 85 për qind e qytetit është prekur nga vërshimet, përfshirë zonat historike dhe disa sheshe. Ndonëse niveli i ujit filloi të bjerë, një vërshim i ri pritet në mbrëmje, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Valët e pazakonta arritën lartësinë në 1.87 metra, ndërsa autoritetet e aktivizuan alarmin e vërshimeve pranë kanaleve ujore të qytetit.
“Tash për tash jemi duke e përjetuar një baticë jashtëzakonisht të lartë. Të gjithë janë mobilizuar për t’u përballur me këtë situatë emergjente”, tha kryetari i Venecias, Luigi Brugnaro.
Vetëm një herë në histori që nga fillimi i mbledhjes së të dhënave në vitin 1923, qyteti e kishte përjetuar në baticë më të lartë. Kjo kishte ndodhur në vitin 1966, kur batica e kishte arritur nivelin e 1.94 metrave.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.