Së paku dy sulme me armë, në njërën prej të cilave ishte i përfshirë një polic, lanë dy të vdekur e tetë të tjerë të plagosur mbrëmjen e së premtes në Virginia të Shteteve të Bashkuara.
Një nga personat e ndjerë u vra nga policia ndërsa një grua u vra nga të shtënat në një rast tjetër, sipas deklaratës së policisë lokale.
Një polic u godit nga një veturë, por pritet të mbijetojë. Tetë personat e lënduar u dërguan në spitale pasi pësuan plagë nga armët. Disa prej tyre janë në rrezik më serioz.
Disa persona janë ndaluar nga policia dhe po merren në pyetje, shkruan Fox Neës, transmeton Gazeta Express.
Ndaj policit që vrau një të dyshuar është marrë masë administrative, që është procedurë standarde gjatë hetimeve.
Policia tha se i dyshuari që u qëllua për vdekje u vra në një incident që ishte i lidhur me të shtënat në rastin tjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.