×
  • Lajme
  • Botë

    Dy të vrarë në një supermarket në Gjermani

    Reporteri
    07 Qershor 2022 | 16:43

    Dy persona kanë mbetur të vdekur në një supermarket në Hessen të Gjermanisë.

    Sipas gazetës gjermane “Bild”, bëhet fjalë për një grua dhe një burrë, identiteti i të cilëve nuk dihet. Ata janë gjetur të vdekur në supermarketin “Aldi” në Wierastrasse.

    Sipas agjencisë “HNA”, një dëshmitar okular pohon se në supermarket ka parë një burrë duke ndjekur një grua.

    Burri dyshohet se ka qëlluar gruan dhe më pas ka kryer vetëvrasje.

    Sipas policisë, motivet e autorit nuk dihen ende.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!