×
  • Lajme
  • Botë

    Dy vjet në pushtet, Hoti ia numëron dështimet Kurtit: E futi dialogun në udhë pa krye

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 9:51

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti ka numëruar premtimet e parealizuara të Qeverisë Kurti, kur po përmbyllen gati dy vjet në pushtet.

    Hoti ka përmendur çerdhet e premtuara, banesat për çifte, njohjet e Kosovës e të tjera.

    Ish-kryeministri tha se ato që e karakterizojnë këtë Qeveri  se janë migrimi i madh i rinisë, problemet në veri, kaos në energjetikë, migrim i mjekëve, futja e dialogut në udhë pa krye dhe siç thotë ai acarimi i marrëdhënieve me miqtë ndërkombëtarë.

    Postimi i plotë:

    Sot, pas dy vitesh qeverisje, do të duhej:

    – lehtësisht të identifikoheshin projektet investive (së paku të nisura) dhe vendet e krijuara të punës,

    – të numëroheshin çerdhet e ndërtuara,

    – të numëroheshin banesat e ndërtuara për familjet e reja,

    – të vëreheshin reformat në arsim e shëndetësi,

    – të niste punën Fondi Sovran me pasuritë e AKP-së,

    – të jepeshin kredi me norma të ulëta nga Banka Zhvillimore,

    – të numëroheshin njohjet e reja të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimet në organizma ndërkombëtarë.

    JO, asnjëra nga këto nuk shihet as në horizont. Dy vite të qeverisjes, karakterizohen me:

    – numrin e madh të rinisë që kanë emigruar,

    – probleme në veri,

    – kaos në energjetikë,

    – mungesë e barnave dhe emigrim i mjekëve,

    – valë të njëpasnjëshme të privatizimit të aseteve të AKP-së,

    – ulje e pagave reale,

    – mungesë e investimeve kapitale,

    – rritje e deficitit tregtar me 1 miliard euro,

    – kthim i Serbisë në partner kryesor tregtar në rajon me 371 milionë euro import,

    – futja e dialogut në udhë pa krye,

    – acarimi i marrëdhënieve me miqtë,

    – protesta të sindikatave dhe ditë të humbura të mësimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!