Të paktën dy zyrtarë të burgut janë vrarë në një pritë ndaj automjetit në të cilin po transportohenjë i burgosur në Normandi të Francës, raporton BBC.
I burgosuri po dërgohej në burg nga gjykata dhe ka ikur gjatë kësaj prite, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ministria franceze e Drejtësisë ka njoftuar se tre zyrtarë të tjerë janë të plagosur rëndë.
Zyrtarët janë sulmuar me armatim të rëndë nga bashkëpunëtorët e të të burgosurit.
Në ndjekje të tij janë angazhuar qindra policë.
Prokuroria franceze ka njoftuar se i burgosuri është Mohamed Amra, i lindur në vitin 1994. Ai ishte i dënuar për plaçkitje dhe i akuzuar për kidnapim që çoi në vdekje.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.