Mjekët në Rusi i janë vënë pas një burri që dyshohet se ishte infektuar me COVID-19. E gjithë skena ka ndodhur në qytetin rus Arzamas.
Burri ka tentuar t’i ikë personelit mjekësor, duke vrapuar, siç duket edhe në pamjet e publikuara nga mediat ruse, të cilat më pas janë bërë virale në rrjet.
Videoja e shkurtër shfaq tre infermierë të veshur me rroba të bardha mbrojtëse duke vrapuar pas burrit që tenton t’ju ikë.
Më vonë lidhur me këtë ka reaguar edhe kryebashkiaku i qytetit, i cili tha se bëhet fjalë për një burrë me probleme mendore për të cilin dyshohej se mund të jetë infektuar me COVID-19.
E qëllimi i infermierëve, sipas të parit të qytetit ishte kryerja e analizave për koronavirus – më saktësisht synonin ta dërgonin në spital për të kryer procedurat.
Megjithatë ai nuk dëshironte ta bënte një gjë të tillë, duke tentuar të arratiset – por në fund është kapur. E rezultatet e testit të coronavirusit pritet të dalin shumë shpejtë.
Kujtojmë se që nga shpërthimi i epidemisë në Rusi janë infektuar 8 672 persona, kurse 63 tjerë kanë humbur jetën.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=8&v=t-69fXg0dIU&feature=emb_title
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.