Në një shkollë në qytetin e Grazit në Austri janë raportuar të shtëna me armë zjarri, ku për pasojë kanë mbetur disa viktima.
Ministria e Mbrojtjes e Austrisë njoftoi se “disa persona janë vrarë” në të shtënat që ndodhën në shkollën e mesme në Dreierschutzengasse, sipas transmetuesit publik ORF.
BBC raporton se në mesin e viktimave ka “nxënës s mësues” dhe se i dyshuari besohet ta ketë vrarë veten në një tualet të shkollës.
Sipas tabloidit “Kronen Zeitung”, tetë persona janë vrarë në këtë sulm, ndonëse detajet nuk janë konfirmuar zyrtarisht.
Të tjera media në Austri po raportojnë se janë nëntë të vrarë.
Policia ka mbajtur një konferencë për media duke konfirmuar se në këtë rast ka të vdekur dhe të plagosur, mirëpo nuk ka treguar për numrin e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.