×
  • Lajme
  • Botë

    “E ardhmja është e jona, s’ka vend për kthim prapa”, deklarata e parë e liderit rebel sirian

    Reporteri
    08 Dhjetor 2024 | 15:17

    Komandanti i rebelëve sirianë, Abu Mohammed al-Jolani tha në një deklaratë të lexuar në televizionin shtetëror të Sirisë pasi forcat e tij pushtuan Damaskun, se nuk ka vend për kthim prapa dhe grupi është i vendosur të vazhdojë rrugën që filloi në 2011 gjatë pranverës arabe, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    “E ardhmja është e jona”, thuhet në deklaratën e al-Jolanit.

    Jolani operoi nga hija prej vitesh. Tani, ai është në qendër të vëmendjes, duke dhënë intervista për mediat ndërkombëtare dhe duke u shfaqur në terren në qytetin e dytë të Sirisë, Aleppo, pasi e nxori atë nga kontrolli i qeverisë për herë të parë në luftën civile të vendit.

    Që nga ndërprerja e lidhjeve me Al-Kaedën në vitin 2016, Jolani është përpjekur ta portretizojë veten si një udhëheqës më i moderuar. Por ai ende nuk ka shuar dyshimet midis analistëve dhe qeverive perëndimore që ende e klasifikojnë HTS si një organizatë terroriste./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!