×
  • Lajme
  • Botë

    E bëjnë sërish: Serbët i heqin maskat për ta puthur trupin e patriarkut Irinej

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 10:39

    Trupi i patriarkut serb, Irinej i cili dje vdiq nga koronavirusi është ekspozuar në Tempullin e Shën Savës, ku njerëzit do të kenë mundësinë t’i dhënë lamtumirën e fundit.


    Në disa pamje të publikuara në mediat serbe, shihet se njerëzit tashmë kanë nisur të bëjnë homazhe para trupit të tij.

    Ata kanë hequr maskat dhe kanë puthur arkivolin e patriarkut serb, megjithatë kësaj radhe aty është vendosur një xham, në mënyrë që të mos rrezikohet jeta e njerëzve, shkruan Reporteri.

    Sipas rekomandimeve të Shtabit të Krizave, nuk do të lejohet puthja e trupit të patriarkut. Njerëzit do të lejohen të hyjnë në tempull në hyrjen qendrore, të afrohen disa metra, të përkulen dhe të dalin jashtë.

    Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur nga koronavirusi.

    Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.

    Ai u diagnostikua me koronavirus më 4 nëntor dhe prej asaj kohe ka qenë duke u trajtuar në një spital ushtarak të Beogradit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!