Steven Weber Jr. nga Luisiana e Shteteve të Bashkuara, është mbytur në ujë derisa po i propozonte martesë të dashurës Kenesha Antoine, derisa ndodheshin për pushime në Tanzani.
Në videon drithëruese, ai shihet duke treguar një shënim në letër dhe më pas unazën, derisa nxiton të del nga uji, sepse po mbetej pa frymë.
“Ti nuk do të dalësh kurrë nga ajo thellësi, që të më dëgjosh përgjigjen time. Po, një milionë herë po, do të martohesha me ty”, ka shkruar Antoine në llogarinë e saj në Facebook.
Departamenti Amerikan i Shtetit, ka lëshuar një deklaratë, ku thuhet se ‘është në dijeni për vdekjen e një qytetari të Shteteve të Bashkuara në Tanzani’, derisa pos ngushëllimeve për të afërmit e tij, ofrohet edhe ndihmë në zgjidhjen e rastit.
Deri më tani, ende nuk ka një raport final, për aryet e mbytjes së tij unë ujë, ndërsa po punohet që arsyet të zbardhen në tërësi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.