Erika Becerra ishte tetë muaj shtatzënë kur u diagnostikua me COVID-19. Në muajin nëntor, ajo u induktua dhe lindi një djalë të shëndetshëm.
Sipas CNN, pas një lindjeje normale në Detroid, Michigan, Becerra u intubua menjëherë pasi kishte probleme me frymëmarrje. Tri javë më vonë, të premten, Becerra vdiq.
Pasi ishte intubuar dhe ishte pozitive me COVID-19, ajo kurrë nuk pati mundësinë të mbante djalin e saj në duar, tha vëllai i saj, Michael Avilez për CNN.
Becerra, 33 vjeçe, ishte njëra prej 15 mijë viktimave gjatë shtatë ditëve të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Erica ishte personi më i mrekullueshëm që mund ta takoje ndonjëherë”, u shpreh Avilez.
“Për të, lumturia e njerëzve të tjerë ishte vetë lumturia e saj”, deklaroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.