×
  • Lajme
  • -->
    Botë

    E dhimbshme: Kroatët në vështirësi nga coronavirusi dhe tërmeti, pacientët dalin prej spitalit nga frika

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 11:30

    Në orët e para të mënegjesit të kësaj të diele janë ndjerë lëkundje të forta të tërmetit që goditi Kroacinë, duke shkaktuar kështu dëme të mëdha materiale.


    Madje, shumë foto tronditëse kanë mbërritur nga Zagrebi i goditur prej tërmetit.

    Kjo është një fotografi e nënave që me fëmijët e sapolindur në krahë qëndrojnë përpara spitalit të goditur nga tërmeti.

    Kujtojmë që tërmeti që ka goditur Kroacinë ishte me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter, ku njëherë u tha se si pasojë e këtij tërmeti kishte vdekur një 15 vjeçar e pastaj Instituti kroat demantoi atë.

    Sipas mediave vendore, ky është tërmeti me i fortë që e ka goditur vendin për sa mbahet mend.

    Reporteri.net

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!