×
  • Lajme
  • Botë

    E dhimbshme: Në Spanjë, ushtria gjen të vdekur pleqtë të braktisur në azile

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 19:51
    Foto: Ilustrim

    Numri i viktimave të COVID-19 në Spanjë ka shkuar në 2696 ditën e sotme.


    Shifrat e fundit nga ministria e shëndetit shënojnë ditën me ritmin më të lartë të vdekjeve në vend nga virusi.

    Kjo rritje erdhi një ditë pasi ushtarët spanjollë zbuluan të moshuar të vdekur në azilet e braktisura, pasi ushtria u dërgua për të dezinfektuar banesat.

    Ministrja spanjolle e mbrojtjes Margarita Robles tha se ushtria kishte gjetur ‘disa të moshuar plotësisht të braktisur, disa madje edhe të vdekur në krevatet e tyre’.

    Raportet tregojnë se stafi i azileve ishte dërguar në shtëpi pas zbulimit të virusit në banesa.

    Prokurori gjeneral i Spanjës ka nisur një hetim, teksa autoritetet premtuan të jenë ‘strikt’ me mbrojtjen e të moshuarve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!