Ismail Mohamed Abdulawahab ishte vetëm 13 vjeçar dhe ai është viktima më e re në moshë në Britaninë e Madhe
Abdulawahab u nda nga jeta në këtë të enjte, derisa në varrimin e tij nuk u lejua që të merrnin pjesë asnjë nga familjarët e tij, transmeton Reporteri.net
Anëtarët e familjes së ngushtë të djalit nuk ishin në varrim pasi dy nga motrat e tij kanë shfaqur simptoma të Koronavirusit dhe familja është detyruar që të izolohet.
Për shkak se Koronavirusi është aq infektiv, familja e Ismailit gjithashtu nuk ishte lejuar të ishte me të kur vdiq.
Ai vdiq në spital pasi u fut në një ventilator dhe më pas në një gjendje kome të induktuar, pasi pësoi vështirësi në frymëmarrje të enjten e kaluar.
I riu, i cili nuk kishte njohuri për problemet themelore shëndetësore, testoi pozitiv për koronavirus ditën tjetër.
Ismail Mohamed Abdulëahab u varros të premten në Kemnal Park Cemetery në Chislehurst në praninë e kujdestarëve të varrezave. /Reporteri.net/