×
  • Lajme
  • Botë

    E frikshme: 1908 të infektuar me coronavirus në Serbi, 51 të vdekur

    Reporteri
    06 Prill 2020 | 13:18

    Sipas raportit më të fundit të publikuar nga ministria e Shëndetësisë në Serbi, numri i personave të konfirmuar me Coronavirusin në këtë vend ka shkuar në 1.908, derisa 51 tjerë kanë humbur jetën.


    Ditëve të fundit në Serbi numri i të prekurve me coronavirus është duke u rritur dita ditës, kurse deri më tani mbi 7.300 persona kanë bërë testin e COVID-19

    Si masë preventive për ta parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, në Serbi është ndaluar lëvizja e qytetarëve nga ora 17:00 deri në 5 të mëngjesit, kurse gjatë vikendit nga ora 15:00 deri në 5.

    Qeveria e këtij vendi gjithashtu ka mbyllur kufijtë e saj, kurse transporti urban është ndalur përkohësisht. Të drejtë lëvizje kanë vetëm ata persona që posedojnë leje të veçantë, që dëshmojnë se duhet të shkojnë në punë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!