×
  • Lajme
  • Botë

    E gjithë Italia në karantinë, kryeministri Conte njofton vendimin ekstrem

    Reporteri
    09 Mars 2020 | 22:02

    Në Itali nuk do të ketë më zona të kuqe, të verdhë apo jeshile pasi i gjithë vendi do të jetë një karantinë.


    Vendimi u konfirmua sot në mbrëmje nga kryeministri Giuseppe Conte për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

    Masa ekstreme do të qëndrojë në fuqi deri më 3 prill.

    “Nuk ka kohë, numri po rritet”, tha Conte për personat e infektuar nga koronavirusi.

    7908 është numri i personave të infektuar në Itali, ndërsa 436 persona kanë ndërruar jetë, shumica e tyre të moshuar mbi 70 vjeç.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!