×
  • Lajme
  • Botë

    E lyen me benzinë dhe e dogjën një burrë që doli kundër protestuesve

    Reporteri
    11 Nëntor 2019 | 12:50

    Në Hong Kong dhuna po eskalon çdo ditë e më shumë. Nga protestat e dhunshme atje përditë dalin pamje, derisa së fundi u pa një polic duke shtënë me armë në një protestues që po bllokonte rrugët.


    Një video tjetër rrëqethëse është publikuar, ku shihet një burrë i cili pas një mosmarrëveshje me protestuesit e pëson keq.

    Protestuesit e spërkatën atë me benzinë në tërë trupin dhe më pas i vihet zjarri.

    Këtë ia bënë pasi ai iu kundërvu protestuesve, duke u thënë mes tjerash se ata “nuk janë kinezë”.

    Ai megjithatë ka arritur ta zhvesh bluzën e djegur me shpejtësi, por është dërguar me urgjencë në spital, me djegie të dukshme në trup.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!