Mediat në Rusi, raportojnë se Gjykata në Kamerovo, ka dënuar gazetarin rus, Roman Yanchenko, i cili është korrespodent i televizionit polak Belsat TV. Yanchenko është dënuar nën akuzën se nuk është i akredituar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, si korrespodent i huaj.
Kjo është hera e parë që një gjykatë në Rusi dënon një gazetar rus, pse punon për një medium të huaj.
Yanchenko ishte ndaluar nga Policia ruse me 13 mars. Në raportin policor thuhet se, Yanchenko ka intervistuar pjesëmarrësit, duke shfrytëzuar telefonin dhe një mikrofon ku ishte i stampuar emri i mediumit polak, Belsat TV dhe për këtë është dashur të jetë i akredituar nga Ministria e Punëve të Jashtme, përcjell Reporteri.net.
Në lidhje me dënimin, avokatët thonë që Yanchenko është qytetarë rus dhe nuk ka nevojë që të jetë i akredituar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë, pasi akreditimi bëhet vetëm për gazetarët që janë shtetas të huaj.
Sipas avokates, Galina Arapova, “Ligji për Media” nuk kërkon akreditim për shtetasit rus dhe është hera e parë që një gazetar rus dënohet pse punon për një medium të huaj.
Më herët ka pasur raste kur gazetarë të huaj janë ndalë për shkak që nuk kanë pasur vizë pune, por ky vendim i gjykatës është precedan dhe është hera e parë kur kërkohet leje nga një gazetarë rus. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.