Kur Zarifa Ghafari u zgjodh për herë si e para grua kryetare bashkie në Afganistan, përpara tre javësh mendoi se ky do të ishte një triumf historik për vendin e saj.
Sot, ajo ka thënë për “inews” se pret nga momenti në moment ekzekutimin nga forcat që kanë pushtuar Kabulin. “Jam me bashkëshortin dhe thjesht po rri, po pres të më vrasin.. nuk munda të ik dhe tani nuk kam ku të shkoj”, ka thënë ajo.
Më pas, raporton “Inews” telefonata u ndërpre dhe ishte e pamundur që të rilidhej.
Ghafari 27-vjeçare fitoi zgjedhjet në vitin 2018 dhe mori vëmëndjen e mediave ndërkombëtare për shkak se u bë gruaja e parë afgane që arriti të fitonte një post të tillë. Dhe kjo arritja i ka kushtuar shtrenjt.
Ajo është kërcënuar qindra herë, i kanë bërë tre herë atentat dhe i ati Gjenerali Abdul Wasi Ghafari u vra në 15 nëntor pasi ekstemistët islamikë nuk arritën ta vrisnin vetë atë.
Me shtimin e prezencës së talebanëve në provinca, Ghafari u tërhoq drejt Kabulit ku punoi në Ministrinë e Mbrojtjes si përgjegjës për ushtarakët dhe civilët e lënduar në sulmet terroriste.
Ajo nuk arriti që të ikte bashkë me presidentin dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë pro-amerikane në Kabul dhe ndonëse talebanët kanë premtuar se nuk do të ekzekutojnë punonjësit e administratës, raportet nga vendi flasin për fillimin e ekzekutimeve dhe represionit. Mbetet për t’u parë nëse Ghafari do të mund t’i mbijetojë edhe këtij rreziku në jetën e saj plot aventura dhe beteja.