×
  • Lajme
  • Botë / Samiti i Kievit

    E quajti diktator, Zelensky s’përgjigjet kur pyetet për marrëdhënien e tij me Trumpin

    Reporteri
    24 Shkurt 2025 | 16:58

    Në Samitin e Kievit, në konferencën për media, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është pyetur për marrëdhënien e tij me presidentin amerikan Donald Trump, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.

    Ai nuk komentoi në mënyrë eksplicite marrëdhënien e tyre, por Zelensky thotë se shpreson “që Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë mbështetjen, si të gjithë partnerët”.

    “Ne gjithashtu duhet të mos e humbim këtë unitet midis Evropës dhe Shteteve të Bashkuara,” thotë ai.

    Javën e kaluar, Trump e quajti presidentin ukrainas “një diktator” dhe tha se ai ka bërë një “punë të tmerrshme” për të udhëhequr Ukrainën.

    Kjo deklaratë e presidentit të ShBA-së erdhi pasi që Zelensky tha se Trump “po jetonte në një hapësirë ​​dezinformimi” të qeverisur nga Moska.

    /BBC/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!