×
  • Lajme
  • Botë

    E quajti vrasës, Joe Biden fton Vladimir Putin në takim

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 19:11

    Presidenti amerikan Joe Biden ka ftuar homologun e tij rus, Vladimir Putin në një takim “në një vend të tretë”. Ftesa erdhi gjatë një bisede telefonike mes dy krerëve të shteteve.


    “Presidenti Biden ripohoi synimin e tij për ndërtimin e një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë në përputhje me interesat e SHBA dhe propozoi një takim të nivelit të lartë në një vend të tretë në muajt e ardhshëm për të diskutuar gamën e plotë të çështjeve me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Rusia,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë të martën.

    Shtëpia e Bardhë njofton se gjatë telefonatës e cila zhvillohet në një kohë tensionesh të ngritura Rusi-Ukrainë, Putini dhe Biden “diskutuan një numër çështjesh rajonale dhe globale”.

    Po ashtu, ajo vjen pasi Joe Biden, kritikoi në mënyrë të fortë politikën e Kremlinit, duke e cilësuar presidentin rus Vladimir Putin si një vrasës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!