E quanin si “barbie”, po ajo i habiti të gjithë duke iu bashkuar shkollës së Marinës vetëm 19 vjeç.
Brie Burgett, tanimë 28 vjeç, është pjesëtare e forcave xheniere amerikane dhe ka kryer misione në më shumë se 100 shtete të botës.
Brie Burgett mbaroi shkollë për shkenca politike dhe marrëdhënie ndërkombëtare kur ishte vetëm 19 vjeç, por duke qenë se nuk gjeti punë, vendosi t’i bashkohej Marinës amerikane.
“Njerëzit habiten kur mësojnë punën që bëj sepse nuk dukem si shumica e marinsave. E dija që do të ishte një sfidë, fizike dhe psikologjike, por edhe një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar aftësi drejtuese dhe për të fituar një përvojë të vlefshme” – thotë Brie për Daily Mail.
Burgett doli e para nga femrat në të gjitha testet fizike në njësinë e saj.
Ajo u takua me disa ushtarakë dhe vendosi që t’i bashkohej Marinës në vitin 2011, duke u bërë femra më e re që pranohet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.