Një ngjarja e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 4 shqiptarë kanë dhunuar për vdekje një 42-vjeçar grek.
Mediat helene raportojnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një lokal në qendër të Athinës.
42 vjecari i quajtur Dhimitri, ndodhej ne lokal me të dashurën e tij, por në një moment është shkëputur për të shkuar në tualet. Në këtë kohë, një grup të rinjsh me origjinë shqiptare i kanë ngacmuar të dashurën 42-vjecarit.
Sapo ky i fundit është kthyer në tavolinë është njoftuar nga e dashura për ngjarjen. Menjëherë ai është çuar dhe ka shkuar drejt 4 shtetasve shqiptare, te cilët sipas dëshmitareve, njihen si problematike në zonë.
Shqiptarët i janë sulur 42 vjeçarit dhe e kanë nxjerrë jashtë lokalit. Ata kanë nisur ta godasin duke përdorur edhe një përforcues metalik grushti.
Greku mori plagë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit. Goditjet në koke ishin te renda duke shkaktuar dhe hemorragji. Në orën 02.05 është njoftuar autoambulanca dhe në orën 03.10 ndodhej në urgjence. Pavarësisht ndihmës së mjekeve ai nuk arriti t’i mbijetoje plagëve. Policia po punon per identifikimin dhe kapjen e autoreve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.