×
  • Lajme
  • Botë

    E rëndë: Punonjësi i familjes hedh fëmijën nga ballkoni

    Reporteri
    18 Shtator 2021 | 15:47

    Policia e Shtetit ka lëshuar një urdhër ndalimi nga Prokurori Publik i Napolit kundër një 38-vjeçari, i konsideruar si një i dyshuar serioz për vrasjen e një fëmije, ngjarje e ndodhur dje.


    Ai është një punëtor shtëpie, i njohur mirë në zonën ku jeton.

    Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Napoli. I vogli ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni, në 20 metra lartësi.

    Fillimisht u mendua si ishte aksident tragjik, por hetuesit kanë zbardhur ngjarjen.

    Cannio ishte përgjegjës për pastrimin e shtëpisë dhe kishte përfituar nga një moment shpërqendrimi nga nëna e foshnjës për ta kapur dhe hedhur poshtë.

    Mediat italiane raportojnë se 38 vjeçari vuante nga probleme mendore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!