Një grua dhe dy fëmijë janë raportuar të vdekur në Florida të Shteteve të Bashkuara të shtunën pasi një tren i udhëtarëve që po shkonte nga Miami në New York e goditi një veturë në një kryqëzim të rrugës me binarë.
Tri viktimat ishin pasagjerë në veturën e goditur nga treni, e cila u dëmtua shumë. Sipas autoriteteve, asnjëri nga pasagjerët e trenit nuk ka pësuar lëndime në këtë aksident.
Aksidenti ndodhi të shtunën rreth orës 14 në Indiantown, rretj 38 milje larg West Palm Beach. Raportohet se treni e ka shtyrë veturën e goditur për 800 metra para se të ndalej te një shenjë komunikacioni.
Merret vesh se kryqëzimi ku ndodhi aksidenti nuk kishte barrierë për vetura, ndonëse në rrugë kishte shenja që tregonin për kryqëzimin me binarët, shkruan “Fox News”, transmeton Gazeta Express.
Earl Megonigal, operator i stacioneve kontrolluese, tha se aksidentet e mëparshme mes trenave dhe veturave kanë bërë që banorët ta kërkojnë vendosjen e barrierave. “Të gjithë kanë kërkuar për disa vjet barrierë. Është rrezik këtu. Trenat kalojnë me shpejtësi të madhe”, tha ai.
Për shkak të këtij aksidenti, treni u vonua për 3 orë e 45 minuta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.