×
  • Lajme
  • Botë

    E rrallë – Delfinët shpëtojnë 24 vjeçarin që po mbytej në det

    Reporteri
    04 Shtator 2021 | 22:53

    Notari 24-vjeçar fillimisht mendoi se ishin peshkaqenë. Por në fakt ata ishin aty për ta ndihnmuar.


    Ai ishte zhdukur për rreth 14 orë dhe u ruajt kur delfinët kapën vëmendjen e një anije aty pranë.

    Notari 24-vjeçar, i rraskapitur dhe kishte udhëtuar disa kilometra duke notuar prej 14 orësh, u tmerrua kur pa bishtat e ‘peshkaqenëve’ që shfaqeshin në sipërfaqen e detit.

    “Ndërsa notoja, pashë pendë të zeza në det. Gjëja e parë që mendova ishte pse të mos shikoja së pari nëse Irlanda Veriore ka peshkaqenë, ” tha ai për Sun.

    Vullnetarët e RNLI e panë atë të rraskapitur mes delfinëve në det pranë Castlegregor.

    Zhdukja e 24-vjeçarit, i cili kishte shkuar për not në brigjet e Irlandës, u raportua kur rrobat e tij u gjetën në plazh.

    Ekipet e shpëtimit thanë se ai ishte vetëm gjysmë ore para vdekjes pasi temperatura e trupit të tij kishte rënë në mënyrë të rrezikshme pasi notoi në ujërat e akullta.

    Ekuipazhi i një barkë vuri re tufën e delfinëve dhe një kokë mbi ujë rreth dy kilometra e gjysmë nga plazhi i Kastlreggori.

    Notari u kthye në vetëdije dhe u transportua menjëherë në barkë dhe më pas në spital.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!