×
  • Lajme
  • Botë

    E shtriu peshqirin pak më shumë në plazh, pushuesi rrahet brutalisht para gruas dhe fëmijëve

    Reporteri
    07 Gusht 2019 | 9:26

    Një grek u rrah në një plazh në Halkidiki në prani të gruas dhe fëmijëve të tij, vetëm sepse e shtriu peshqirin pak më shumë, në afërsi të një bari që ndodhej afër plazhit, transmeton Reporteri.net.


    Në Greqi, megjithatë, rregulli është që nuk ka plazhe private, por që qiramarrësit mund të marrin me qira vetëm një pjesë të plazhit, duke lënë tre metrat e parë të hapësirës nga uji të lira, në mënyrë  që dikush të mund ta përdorë  falas. Sidoqoftë, vetë grekët, si dhe turistët, duhet të luftojnë për këtë të drejtë për shkak të qiramarrësve arrogantë dhe mendjemëdhenj.

    Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me këtë pushues, i cili postoi një video në Facebook, duke paralajmëruar turistët tjerë.

    “Kafenetë vazhdojnë të pushtojnë plazhet në Halkidiki! Një burrë me familjen e tij erdhi në plazhin Ahladu dhe vendosi sendet e tij. Në atë moment, pronari i lokalit i tha që të largohet nga bari, d.m.th nga plazhi. Kur ai nuk pranoi, ata filluan ta rrahin atë barbarisht duke e dëbuar”, ka shkruar një prej administratorëve të grupit Facebook Live nga Greqia.

    Kujtojmë që nuk ka plazhe private në Greqi dhe turistët në të vërtetë mund të përdorin çdo plazh falas. Ekziston edhe mundësia e marrjes me qira të plazhit.

    Turistët këshillohen që nëse diçka e tillë u ndodh atyre, ata duhet të kontaktojnë policinë ose rojen bregdetare. /Reporteri.net

    https://www.facebook.com/100007190949841/videos/2295224507393892/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!