×
  • Lajme
  • Botë

    E tmerrshme: E vret kamarierin pasi ia vonoi sanduiçin, flasin dëshmitarët

    Reporteri
    18 Gusht 2019 | 22:27

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Francë, ku një klient ka qëlluar për vdekje kamarierin, pasi nuk i ka sjellë sanduiçin në kohë.


    Ngjarja ka ndodhur në një restorant në Seine-Saint-Denis, Francë, ku autori e ka qëlluar kamerierin 28-vjeçar me armë zjarri në shpatull, duke e lënë të vdekur në vend.

    Punonjësit e restorantit kanë lajmëruar menjëherë policinë, por autori ka arritur t’ia mbathë dhe është akoma në kërkim. Mediet kanë publikuar edhe dëshmitë e dëshmitarëve, të cilët thonë se janë tronditur nga ngjarja dramatike.

    “Ai u vra për një sanduiç?” “E trishtueshme,” thotë një grua 29-vjeçare, “Është një restorant i qetë, pa probleme, i hapur vetëm disa muaj më parë”.

    “Është plot kriminalitet këtu, shpesh ka njerëz të alkoolizuar,” u shpreh 40-vjeçari Aboubacar, njëri nga banorët e zonës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!