×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe 11 vdekje nga coronavirusi në Serbi

    Reporteri
    15 Korrik 2020 | 16:19

    Në Serbi gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 11 viktima të reja nga sëmundja COVID-19, që e shkakton coronavirusi i ri.


    Shtabi i Krizës njoftoi se janë konfirmuar edhe 351 raste të reja të të infektuarve, pas testimit të 8.393 personave.

    Gjendja në spitalet ku trajtohet pacientët me COVID-19 është e rëndë. Të mërkurën, ministri i Shëndetësisë në Serbi, Zllatibor Lonçar tha se të gjitha spitalet janë mbi 90 për qind të mbushura me pacientë.

    Aktualisht, 169 pacientë po trajtohen me anë të respiratorit.

    Numri i përgjithshëm i vdekjeve që nga fillimi i epidemisë është 429 persona, dhe numri i përgjithshëm i të infektuarve 19,334.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!