×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe dy britanikë rezultojnë pozitivë në testet e koronavirusit

    Reporteri
    12 Shkurt 2020 | 16:28

    Dy britanikë rezultuan pozitivë në testet e koronavirusit në anijen e lundrimit në Japoni. Kjo e çon në tre numrin e të infektuarve britanikë dhe numri i të infektuarve në këtë anije  ka shkuar në 174.


    Të infektuarit e tjerë në anje janë shtatë amerikanë, katër australianë dhe dy kanadezë, shkruajnë mediat japoneze – transmeton Reporteri.net.

    Po ashtu mësohet se në anijen e lundrimit në Japoni, është regjistruar edhe i infektuari i parë adoleshent.

    Koronavirusi ka marrë deri tash jetën e më shumë se 1,100 personave dhe ka infektuar gjithsej 43 mijë njerëz./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!