×
  • Lajme
  • Botë

    Edhe katër persona të infektuar me koronavirus në Britani të Madhe

    Reporteri
    10 Shkurt 2020 | 12:43

    Katër persona të tjerë janë diagnostikuar me koronavirus në Britani të Madhe, duke e çuar në tetë numrin e përgjithshëm të personave të infektuar me virusin e rrezikshëm në këtë shtet.


    Lajmi për rastet e reja erdhi pikërisht në ditën kur qeveria britanike e shpalli virusin kërcënim serioz për shëndetin publik dhe mori masa më të ashpra për izolimin e personave që shfaqin simptoma të dyshimta.

    Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, njoftoi se kjo masë është marrë që të sigurohet mbrojtja e shëndetit publik nga përhapja e mundshme e virusit të rrezikshëm.

    Deri më tash, në botë janë regjistruar më shumë se 40 mijë raste të infektimeve, shumica prej të cilave janë në Kinë, ku edhe u paraqitën rastet e para.

    Në nivel botëror, numri i vdekjeve ka shkuar në 910, por numri i infektimeve brenda ditës në Kinë është stabilizuar, shkruan BBC – transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Një zëdhënës i Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social tha: “Jemi duke i forcuar rregulloret në mënyrë që të ofrojmë përkrahje për individët në izolim për sigurinë e tyre./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!