Në Kroaci, personi i parë që ka marrë një vaksinë anti-Covid ishte një e moshuar në një shtëpi të pleqve në Zagreb.
Rreth 2000 persona pritet të marrin vaksinën e Pfizer/BioNTech sot, shumica e tyre nga shtëpitë e kujdesit, por edhe një pjesë e stafit në qendrat shëndetësore, shkruan agjencia Reuters.
Në Austri, tri gra dhe një burrë, të gjithë mbi 80 vjet, kanë qenë të parët që janë vaksinuar sot në Vjenë me vaksinën anti-Covid të Pfizer/BioNTech.
Në Portugali po ashtu ka filluar sot vaksinimi, siç ka filluar edhe në Poloni.
Në Spanjë një 96-vjeçare është bërë gruaja e parë që është vaksinuar kundër COVID-19. Ajo është vaksinuar në Guadalajara. Spanja do të pranojë 350 mijë doza të vaksinës anti-Covid në javë.
Vaksinimi ka nisur edhe në Itali e Çeki. Po ashtu edhe në Gjermani ka filluar vaksinimi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.