Një gjykatë egjiptiane i ka dënuar dy persona me vdekje dhe tetë të tjerë me burgim nga tri vjet deri në burgim të përjetshëm për sulmin në një kishë dhe dyqan, në të cilin kishin mbetër të vdekur dhjetë njerëz.
Një sulmues i armatosur i kishte qëlluar me armë të krishterët në dhjetor të vitit 2017 në një dyqan të Kajros, duke vrarë dy persona dhe më pas e kishte sulmuar kishën “Mar Mina”, ku u vranë shtatë besimtarë të krishterë dhe një polic.
Gjykata i dënoi me vdekje të dyshuarin kryesor që ndodhet në paraburgim dhe një të dyshuar tjetër që ndodhet në arrati. Dy persona u dënuan me burgim të përjetshëm dhe dy të tjerë me tri vjet burgim, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë Shteti Islamik, ndërsa autoritetet kishin raportuar se sulmuesi ishte plagosur nga forcat e sigurisë gjatë përleshjes së armatosur.
Rreth dhjetë për qind e popullsisë së Egjiptit i përkasin besimit të krishterë. Ata shpesh kanë qenë cak i sulmeve të militantëve islamikë viteve të fundit.
Në nëntor të vitit të kaluar, militantët vranë shtatë njerëz gjatë sulmit ndaj një autobusi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.