Xhamitë janë rihapur të shtunën në disa pjesë të Egjiptit derisa vendi po tenton t’i rikthehet normalitetit pas vendosjes së masave kufizuese si pasojë e përhapjes së pandemisë COVID-19.
Qeveria e Egjiptit ka lejuar lutjet ditore në xhami, duke përjashtuar lutjet e së premtes ku mblidhen shumë njerëz si dhe meshën e së dielës në kisha.
Të shtunën është lejuar edhe rihapja e restauranteve dhe kafiterive, por me vetëm 30 për qind të kapaciteteve për t’i ikur frekuentimit të madh.
Nga 1 korriku, Egjipti do të rihapet edhe për fluturime ndërkombëtare.
Shteti më i populluar në Arabi, me rreth 100 milionë banorë, ka raportuar 62,755 të infektuar dhe 2,620 vdekje deri më tash. /REL/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.