×
  • Lajme
  • Botë

    Ekip ekspertësh nga Zvicra në Shqipëri, hotel Lubjana duhet shembur

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 12:35

    Qeveria zvicerane sjell misionin e parë në Shqipëri, i cili do të verifikojë dëmet dhe do të vlerësojnë stabilitetin e ndërtesave të dëmtuara pas tërmetit.


    Menjëherë me të mbërritur në Shqipëri u ndanë në grupe dhe vizituan disa vendndodhje në Durrës, Laç dhe Thumanë.

    Ekspertët këshillojnë shembjen e hotel Lubjanës.

    “Asistence e menjëhershme u dha tek hotel Lubjana në Durrës, inxhinierët zvicerane kontrolluan stabilitetin e ndërtesës dhe këshilluan për mundësinë e shembjes për shkak të elementeve jo të qëndrueshëm që ka ndërtesa” thuhet në njoftimin e ambasadës zvicerane.

    Ekspertët e ardhur nga Zvicra filluan vlerësimin e nevojave për familjet e dëmtuara dhe në ditët në vazhdim misioni do të vendosë përparësitë dhe kohëzgjatjen e asistencës.

    Ekipi përbëhet nga 15 specialistë nga Departamenti i Ndihmës Humanitare të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), mes tyre janë inxhinierë që vlerësojnë gjendjen e ndërtesave dhe ekspertë që vlerësojnë nevojat dhe planifikojnë veprimet në përgjigje të tyre.

    Ekipi gjithashtu u takua me komisionet e emergjencës dhe autoritetet vendore në Durrës, Tiranë dhe Laç, dhe filluan vlerësimin e nevojave për familjet e dëmtuara. Në ditët në vazhdim misioni do të vendosë përparësitë dhe kohëzgjatjen e asistencës zvicerane. Furnizime, pajisje dhe artikuj jo-ushqimore pritet të mbërrijnë në ditët e ardhshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!