×
  • Lajme
  • Botë / Debati presidencial

    Ekonomia, aborti dhe imigracioni, temat kyçe të debatit Biden-Trump

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 2:25

    Presidenti amerikan Joe Biden dhe ish-presidenti Donald Trump kanë arritur në Georgia për debatin e shumëpritur presidencial që do të nisë në CNN në orën 21:00 me kohën në Atlanta (03:00) me kohën në Kosovë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Gjithçka është gati për një prej debateve që pritet të ndiqet nga miliona amerikan dhe është pothuajse hera e parë pas katër vjetësh që të dy përballen sy më sy në përpjekje për të bindur amerikanët se cilin prej tyre duhet përkrahur më 5 nëntor.

    Mikrofonat do të ndalen kur tjetri do të jetë duke folur, në përpjekje për të reduktuar ndërhyrjet e tjetrit.

    Me hedhjen e monedhës është vendosur që Trumpi do të thotë fjalët e fundit në debatin 90 minutash, ndërkaq Bideni pritet të qëndrojë në krahun e djathtë.

    Sondazhet e realizuara para debatit kanë treguar se votuesit i kanë dhënë përparësi Trumpit në çështje si ekonomia dhe migracioni – dy nga temat kyçe për amerikanët.

    Bideni pëlqehet më shumë në çështjet e abortit, kujdesit shëndetësor dhe ambientit.

    Fituesi i debatit mund të jetë kandidati që do të përmend më të mirat e tij në këto tema, teksa mbron pikat e dobëta.

    Bideni ka bërë përpjekje për më shumë se një vit që të bindë publikun amerikan se ekonomia është më mirë sesa mendojnë ata.

    Do ta ketë mundësinë që ta bëjë përsëri këtë para një audience prej miliona amerikanëve dhe këtë do ta bëjë përballë sulmeve që mund të ketë nga kundërshtari i tij, i cili pritet të përqendrohet në inflacionin dhe çmimet e larta që kanë filluar nga presidenca e Bidenit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!