Grupi i Ekspertëve Mjekësorë Kinezë në Burkina-Faso zhvilloi të shtunën e kaluar një trajnim të ri për parandalimin dhe kontrollin e epidemisë së COVID-19 me ekipet mjekësore të vendeve të ndryshme në Afrikën Perëndimore.
Gjithsej 242 veta nga ekipe mjekësore dhe grupe ekspertësh nga 14 vende afrikane, duke përfshirë Burkina-Fason, Nigerin, Guinea-Bisaun etj., morën pjesë në këtë trajnim në internet.
Gjatë trajnimit, grupi i ekspertëve mjekësorë kinezë i njohu pjesëmarrësit në planin e ri të diagnostikimit dhe trajtimit të COVID-19, mbrojtjen e personelit mjekësor, masat e dezinfektimit dhe të kujdesit për të sëmurët, si edhe iu përgjigj pyetjeve lidhur me problemet që ka hasur gjatë ndihmës për luftën ndaj epidemisë së COVID-19 në Afrikë.
Drejtuesi i grupit të ekspertëve Liu Jun tha në një intervistë se gjatë trajnimit një mjek dhe një infermiere me përvojë në punën antiepidemike në Wuhan ndanë përvojën e tyre të tanishme me pjesëmarrësit.
Me ftesë të qeverisë së Burkina-Fasos, Grupi i Ekspertëve Mjekësorë Antiepidemikë Kinezë në Burkina-Faso, i organizuar nga qeveria kineze, u nis më 16 prill nga Tianjin-i për në Burkina-Faso, për të ndihmuar në kryerjen e punëve të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë. Grupi i ekspertëve, i përbërë nga gjithsej 12 anëtarë, ka zhvilluar për më shumë se dhjetë ditë studime, trajnime dhe seminare në Burkina-Faso.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.