Secili shtet në botë duhet të presë raste të koronavirusit, sepse epidemia sapo ka filluar të përhapet jashtë Kinës, sipas një eksperti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Zyrtarët shëndetësorë në Kinë kanë pretenduar se virusi mund të zhduket plotësisht deri në muajin prill, pas raportimit të numrit më të vogël të rasteve të reja për 24 orë në dy javët e fundit, shkruan Daily Mail – transmeton Reporteri.net.
Megjithatë, një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha se përderisa epidemia mund ta ketë arritur kulmin në Kinë, gjendja do të vazhdojë të përkeqësohet në pjesën tjetër të botës.
Dale Fisher, ekspert australian i sëmundjeve ngjitëse, tha: “Virusi është përhapur në vende të tjera, ku është fillimi i epidemisë. Në Singapor jemi në fillim të epidemisë. Kam goxha besim se secili shtet do ta ketë një rast.”
Nga koronavirusi deri më tash kanë vdekur më shumë se 1100 persona dhe janë infektuar mbi 46 mijë, shumica prej të cilëve në Kinë.
Ndryshe, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Dr.Tedros Ghebreyesus, tha se epidemia e koronavirusit mund të zgjasë për më shumë se një vit dhe se vaksina kundër saj mund të jetë e gatshme vetëm pas së paku 18 muajve./Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.