Biznesmeni i njohur malazez Miodrag Daka Davidoviq u sulmua mbrëmë në Beograd.
Sipas informacioneve zyrtare, ai u qëllua nga një person i panjohur para hotelit “Crown Plaza. Davidoviq njihet gjithashtu si një tregtar armësh me lidhje të forta politike, transmeton Reporteri.net.
Ai ishte në qendër të vëmendjes publike pas revolucionit anti-burokratik në Mal të Zi në 1989, kur ai punoi si menaxher financiar në hekurudhat Boris Kidriq në Nikshiq.
Davidoviq është ndryshe kumbari i Momir Bulatoviq, ish president malazez.
Ai është pronar i kompanisë “Neksan”, e cila ishte e angazhuar në prodhimin e verës dhe pijeve alkoolike, si dhe në ndërtimin e ndërtesave. Kompania Neksan e Davidoviq zotëronte gjithashtu Hotelin Admiral të Budvas, të cilin e bleu dy vjet më parë nga Metropol Ruse Group.
Davidoviq njihet si mik i afërt i Momir Bulatoviq, ish kryetar i Malit të Zi dhe kryetar i Qeverisë federative të RF të Jugosllavisë, i cili ndërroi jetë gjatë kësaj vere, në moshën 63-vjeçare. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.