×
  • Lajme
  • Botë

    Ekzekutohet personi i parë në Filipine pasi nuk iu bind rregullave ndaj koronavirusit

    Reporteri
    05 Prill 2020 | 14:55

    Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka urdhëruar policinë dhe ushtrinë që të qëllojë për vdekje, këdo që i shkel rregullat e kujdesit ndaj coronavirusit dhe shkakton tollovi.


    Rasti parë i një ekzekutimit të tillë është shënuar sot, pasi një 63-vjeçar u ndalua para një pike kontrolli, transmeton Telegrafi.Ai besohet se ishte i dehur, pasi i sulmoi policët dhe disa të pranishëm me kosë, por nuk e qëlloi ndonjërin prej tyre.

    “Policët e pyetën pse nuk ka vënë maskë, gjë që e ka nervozuar atë dhe u bë agresiv, duke përdorur edhe kosën për kërcënim”, ka thënë një pjesëtar i policisë.

    Derisa po përpiqej ta qetësonte, polici e ka nxjerrë revolen dhe e ka vrarë nga afër.Ky është rasti i parë, që një civil vritet në Filipine, vetëm pse nuk iu bind urdhrave për kujdes ndaj coronvirusit, si pjesë e rregullave shumë të rrepta që janë kërkuar nga presidenti.

    Departamenti i shëndetësisë ka bërë të ditur se numri i të infektuarve me coronavirus në Filipine është rritur për 76, duke e ngritur numrin e përgjithshëm në 3,094.

    Gjatë ditëve të fundit kanë vdekur tetë persona, duke e ngritur në 144 numrin e përgjithshëm të viktimave, derisa raportohet se 57 pacientë janë shëruar.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!