Policia e Koresë së Jugut ka identifikuar një të dyshuar në një prej çështjeve më famëkeqe të vrasjeve seriale të vendit, në më shumë se 30 vjet, thanë autoritetet këtë të enjte.
Midis viteve 1986 dhe 1991, 10 gra midis moshës 13 dhe 71 vjeç u gjetën të vrarë në Huasong, një qytet në jug të Seulit. Të gjitha ishin dhunuar para se të vriten dhe të gjitha ishin gjetur të lidhura te çorapet dhe në veshjet e tyre, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.
I dyshuari tashmë po vuan një dënim të përjetshëm për dhunimin dhe vrasjen e kunatës së tij në 1994. Ai ka mohuar pretendimet dhe nuk mund të ndiqet penalisht, pasi ka skaduar afati për krimet e rënda.
Jo pak, por mbi 2 milionë oficerë policie u angazhuan për të zbuluar vrasësin e tmerrshëm serial që dhunoi e vrau gratë.
Policia hetoi rreth 21 000 individë dhe krahasoi gjurmët e gishtërinjve të rreth 20 000 prej tyre, por që ishin pa sukses. Ky rast ka frymëzuar edhe një regjisor në Korenë e Jugut Bong Joon-ho, që ka bërë filmin me titullin “Memoriet e vdekjes”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.